“U betuam”, Sara dhe Bardhi kurorëzojnë dashurinë në altar
Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Sara Gjordeni dhe Bardhi janë betuar në altar për dashuri të përjetshme.
Këtë lajm të mrekullueshëm e ka ndarë vetë çifti në rrjete sociale së bashku me disa foto dhe video nga ceremonia. Ata kanë vendosur ta finalizojnë dashurinë e tyre në Kumanovë, në vendlindjen e Bardhit.
Bardhi dhe Sara janë në pritje të një vajze teksa i kanë dedikuar dhe një këngë të veçantë nga ku kanë zbuluar dhe emrin për të voglën e tyre Nea. Një dhuratë e madhe e cila nuk resht së pruri dritë, kështu është dhe kuptimi i këtij emri të veçantë që Sara e ka zgjedhur që në fillimet e shtatzanisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lidhja e tyre nisi në shtëpinë e famshme të Big Brother e shoqëruar me shumë polemika. Ata mundën t’i rezistonin çdo sulmi dhe mosdakortësie nga persona të tretë ndërsa sot janë më të lumtur se kurrë krah njëri-tjetrit duke ndërtuar familjen që gjithmonë kanë ëndërruar.