U bë virale gjatë pandemisë, infermierja ngjitet në skenën e Sanremos dhe mban fjalimin e jetës

Showbiz

U bë virale gjatë pandemisë, infermierja ngjitet në

Në Marsin e vitit të kaluar fotoja e një infermiereje e cila punon në një spital në Milani u bë virale në të gjithë botën. Infermierja 23-vjeçarja e quajtur Alessia Bonari shihet me shenjat e maskës në fytyrë dhe tepër e lodhur nga puna e mbingarkuar.

Fotoja e shpërndarë në të gjithë botën u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë. Mbrëmjen e djeshme Alessia i bë pjesë e Festivalit të Sanermos, ku dha dhe një mesazh të rëndësishëm.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë si në atë kohë kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën.  Të bashkuar me siguri do të kemi sukses”, u shpreh Alessia gjatë bisedës që bëri me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Alessia disa kohë më parë i ka bërë një kërkesë lexuesëve në “Instagram” ku shprehet: Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq.

ME TE LEXUARAT