TIME: Taylor Swift "personi i vitit 2023"

Showbiz

TIME: Taylor Swift "personi i vitit 2023"

A ka përfunduar viti i Taylor Swiftit? Ende jo.

Revista Time e ka shpallur këngëtaren si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në aplikacion.

Swift është nxjerrë prej një liste të finalistëve, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Teksa popullariteti i saj është rritur ndër dekada, ky është viti që Swift, 33-vjeçare, ka arritur një shpërthim të llojit bërthamor: përmes artit dhe tregtisë, ka arritur të lëshojë energji me forcë historike”, ka thënë Time në njoftim.

Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lansimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, kjo revistë e pati shpallur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si person të vitit.

ME TE LEXUARAT