Thyhet kutia e emergjencës, ja banorja e BBA Vip 4 që shkon në nominim të përhershëm

Showbiz

Thyhet kutia e emergjencës, ja banorja e BBA Vip 4 që shkon në

Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, kësaj radhe nga ana e Aldos.

“Do sjell pak energji pozitive në këtë shtëpi, sepse nuk po duroja dot më, sinqerisht. Më falni ju të gjithë të tjerët.

Në radhë të parë ju kërkoj ndjesë nëse mund të shihet si diçka egoiste, por kam disa ditë që dua të shoh vajzën time.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besoj se do kemi një energji pozitive kur të vijë”, tha Aldo pasi theu kutinë e ftesës, i cili kërkoi të takonte vajzën e tij.

Përveç ftesës, brenda në kuti ishte edhe një zarf, në të cilin shkruhej se personi që theu kutinë, kishte të drejtën për të çuar në nominim të përhershëm një prej banorëve të shtëpisë.

“Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo pasi lexoi zarfin.

Nga ky moment, Gerta do të jetë në nominim për sa kohë ajo do të jetë pjesë e shtëpisë.

ME TE LEXUARAT