Thyen heshtjen/ I vetmi kujtim që Egli mban nga Olsi pas ndarjes

Showbiz

Thyen heshtjen/ I vetmi kujtim që Egli mban nga Olsi pas ndarjes
Këngëtarja Egli Tako ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë e larguar nga vëmendja e publikut nga ndarje me aktorin e njohur Olsi Bylyku.

Ajo tha se ka pasur momente në të cilat e ka ndjerë mungesën e tij.

 “Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- tha ajo.

Sa i përket rrjeteve sociale ajo ka hequr çdo video që ka pasur me të me Olsin por vetëm një prej tyre nuk e ka fshirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për pstin ku ka falenderuar olsin dhe të tjerë për suksesin e këngës.

“1 milionë përqafime për secilin prej jush! Faleminderit Olsi që je i vetmi që ke besuar tek unë dhe ke qenë suporti im më i madh që nga dita e parë. Je shoku më i mirë, më i vërtetë i jetës sime! Të dua! Përulëse përpara zotit dhe publikut për gjithçka”, shkruan ajo.

 

ME TE LEXUARAT