Tha se do të largohet edhe ai direkt pas saj, Kiara i ndryshon mendimin Luizit

Showbiz

Tha se do të largohet edhe ai direkt pas saj, Kiara i ndryshon mendimin

Gjatë gjithë këtyre ditëve Luizi ka deklaruar se do largohet nga "Big Brother VIP" nëse del Kiara. Deklaratë që e përsëriti edhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.

Mirëpo, sot ai bisedoi gjerë e gjatë me Kiarën e cila duket si i ka ndryshuar mendimin. Kiara i tha se njerëzit e duan për atë që ai ofron në lojë dhe se duan ta shohim të luftojë me Oltën. Po ashtu, i kërkoi që ta fitojë BBVA dhe mos "t'i shkojë në shtëpi pa e fituar".

"Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje. Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove.

Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën. Olta është kundërshtarja më... ju jeni dyshja. Dashurinë e kanë parë", tha ajo.

Luizi i tha se nuk do t'i bëjë presion njerëzve, por shtoi se nëse del me Kiarën fansat e tij do e fajësojnë atë se doli prej saj.

"Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrejtje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.

Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”. Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot", i tha Luizi.

ME TE LEXUARAT