“Tetë vetë i kam kundër”, Luizi bisedon me Kiarën

Showbiz

“Tetë vetë i kam kundër”, Luizi bisedon me

Pas eliminimit të Efit, Luizi është ndjerë vetëm në shtëpi.

Efi ishte “krahu” i tij i djathtë, pasi e mbronte në çdo debat që ai kishte me banorët në shtëpi, por edhe anasjelltas.

Edhe Luizi bënte të njëjtën gjë me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas gatimit të petullave, Luizi dhe Kiara patën një bisedë të shkurtër në banjo.

Ai i tha Kiarës se është bërë lojë e vështirë sepse ka 8 vetë kundër. Të vetmit banorë tha ai, që i ka në krahë janë Kiara dhe Valbona.

Kiara nuk reagoi fare, por thjesht i tha atij se nuk ka çfarë bën. Gatimi i 4 mijë petullave për t’i shkuar në ndihmë qendrave sociale në Tiranë, bashkoi të gjithë banorët në kuzhinë.

Dy grupet luftuan me “mish e shpirt” për të arritur kuotën maksimale, edhe pse duket se nuk do ja dalin dot, pasi e kanë marrë me ritëm të ulët.

Përveç debatit të agravuar mes Valbonës e Teas, pjesë e të cilit u bë edhe Luizi, banorët u qetësuan në orët në vijim, ndërsa nuk munduan as batutat.

Nga ana tjetër, puthjet mes çiftit Luiz-Kiara, nuk munguan as gjatë gatimit të petullave.

ME TE LEXUARAT