Tërhiqet nga loja? Donaldi kërkon të largohet nga "BBV"

Showbiz

Tërhiqet nga loja? Donaldi kërkon të largohet nga "BBV"

Mbrëmjen e kësaj të premte, Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” si rrjedhojë e nominimit midis saj, Einxhel dhe Donald, një nominim i vendosur nga Arbri.

Padyshim që Donaldi nuk e ka pritur mirë eleminimin e partneres së tij dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në disa momente brenda shtëpisë, ku rrinte vetem apo shikonte foton e Beatrix.


Megjithatë, aktori i cili është shfaqur gjithnjë i fortë, duket se po kalon një periudhë të vështirë, si prej problemeve shëndetësore, ashtu edhe prej ngarkesës emocionale.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sot, ai i ka habitur të gjithë, duke bërë një deklaratë shumë të papritur.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Sipas “Kryefjala” pas kësaj deklarate, Donaldin e kanë kërkuar në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se cili është vendimi që ai ka marrë.

Nuk e dimë nëse ky vendim lidhet me largimin e Beatrix nga gara, dukeqenë se ai ishte mjaft i shqetësuar për mënyrën se si partnerja e tij do ta përballonte realitetin dhe komentet e jashtme, apo ka të bëjë me ndonjë shqetësim tjetër të tijin.

Rikujtojmë se Donaldi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” që në nisje të emisionit, më datë 5 tetor, ku është kthyer tashmë në një nga pretendentet kryesor për finale e për çmimin e madh.

ME TE LEXUARAT