"Të ka ikur truri kur Hedi doli e preferuar", Juli sulmon Romeon: Je gropë, ajo është lojtare...

Showbiz

"Të ka ikur truri kur Hedi doli e preferuar", Juli sulmon Romeon:

Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mes banorëve të “Big Brother VIP”, konkretisht mes dy aktorëve të humorit, Jul Deda dhe Romeo Veshaj.

Romeo pretendon se Juli përdor Françeskën për të sulmuar atë dhe Heidin sa i përket lidhjes mes tyre, ndërsa modelja e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Nga ana tjetër Juli e ka cilësuar Romeon si një lojtar të dobët, dhe sipas tij, ai po qëndron në BBV vetëm prej lidhjes me Heidin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të hoqi nga të preferuarit dhe doli vetë, ajo është lojtare (për Heidin), ti je gropë. Ty të ka ikur zari kur ka dalë ajo e preferuar. Të ka ikur truri!”, i tha Juli Romeos.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ti nuk e ke diktuar këtë (Francesken) se çfarë të bë bëjë, po kjo duke u pozicionuar krah teje më pa sulmuar mua.

Franceska: Ti je me paranoja, nuk ka lidhje fare. Je duke ja futur kot!

Juli i drejtohet Heidit: Merru me këtë paranojakun se nuk do merrem unë më këtë punë.

Romeo- Heidit: Fol mbretëresha imë, merre içik para.

Heidi-Julit: Unë hyra dhe të dëgjova shumë mire se çfarë the. Ti the në dy kemi nevoje për viktimizim.

Juli: A keni turp apo jo.

Franceska: Nëse ka njeri në shpi që ka folur mirë për ju jam unë, ty të vijë zor. Po vdes për vëmendje. Pa pikën e lidhjes.

Juli- Romeos: Të hoqi nga të preferuarit dhe doli vetë, ajo është lojtare (për Heidin), ti je gropë. Ty të ka ikur zari kur ka dalë ajo e preferuar. Të ka ikur truri!

Romeo: Bravo i qoftë.

Juli: Je i mbaruar, mos të kishte qenë ajo kishe dalë me kohë, ajo po të mban në lojë.

Romeo: Vetë ti ke ndërhyrë, kë thënë ‘doni të mbani romancën gjallë dhe po viktimizoni këtë gocën’. Qëndroji fjalëve deri në fund.

Juli: Unë po i rrij, ti jo se je frikacak. Nuk ma kë thënë akoma ku kam ndërhyrë unë, çfarë lidhje kam unë.

Romeo; Është sulmi jot, po përdor këtë (Franceskën)

Franceska: Më ke rënë në qafë kot.

Romeo-Julit: S’je burr, frikacak! Përdor Heidin për këtë debat. Je i pafytyrë, ja hap vetë gropën vetes.

ME TE LEXUARAT