“Të dua”/ Gazetari i njohur “kapet mat” në ashensor duke u puthur me…
Lajmifundit
/
10 Gusht 2024, 17:34
Showbiz
Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Ai herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në “Instagram”.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Sharka ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij një foto si asnjëherë më parë.
Ronaldo ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet në ashensor. Deri këtu çdo gjë në rregull, ka qenë poza e tij ajo që më së shumti ka marrë gjithë vëmendjen.
Në foton në fjalë, gazetari shfaqet duke pozuar para pasqyrës së ashensorit ku puth veten.