Stresi shpërthen përsëri në rrjetet sociale, u kthehet kolegëve: Ju të hani..

Showbiz

Stresi shpërthen përsëri në rrjetet sociale, u kthehet

Reperi i njohur Stresi (Arkimed Lushaj), njihet tashmë për statuset thumbuese apo ironizese që poston në rrjetet sociale, kryesisht kundër kolegëve të tij.

Kështu ka bërë edhe së fundmi me një postim në Instastory ku iu drejtohet kolegëve të tij reperë. Stresi iu ‘sqaron’ kolegëve të tij që janë ndryshe në realitet dhe ndryshe në këngët që realizojnë për veten. Më tej ai shpërthen ashpër edhe në fjalor ofendues ndaj tyre, por pa e bërë të ditur se kujt i drejtohet.

“Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është krejt ndryshe çfarë flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet. Shumica prej jush jeni më v* s’ka më. Lini kunjat nëpër këngë, se ju të hani m… pa ra në tokë ju e kush ju vjen mbrapa () meshkuj”, shkruan Stresi në një video të shkurtër në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vetëm pak ditë më parë Stresi ka bërë një postim të dyshimtë duke thumbuar ata që e kanë inat por pa përmendur emra, dhe pse disa e kanë marrë si kunjë ndaj Cllevios. Kjo për shkak se ai dhe Stresi patën një përplasje në rrjetet sociale.

“Ju kam si peshk në kripë, inatçinj. Ju betohem”- shkroi reperi krahas imazhit që kishte postuar ku dukej se ndodhej në një restorant.

Gjithashtu Arkimedi rrëmbeu vëmendjen e fansave së bashku me ish-partneren e tij Keisin me veprimet e tyre të fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren./ Panorama Plus

ME TE LEXUARAT