Stresi: “Denisi nuk është sot në koma as prej meje, as prej Noizy-t, por prej kushëririt të vet!”

Showbiz

Stresi: “Denisi nuk është sot në koma as prej meje, as

Konfliktet e vjetra mes Stresit dhe Noizy-t arritën të shuhen më në fund pas kaq shumë vitesh, ndërsa “paqja” u vulos zyrtarisht në koncertin “Alpha Show”.

Dy reperat më të famshëm të Shqipërisë, çunat më të kërkuar nga vajzat, më të përfolurit në media, më të ‘mbrojturit’ nga fansat e tyre të flaktë, dhanë mesazhin dhe shembullin më të mirë në skenën e koncertit të Noizy-t.

Ky i fundit e ftoi Stresin në koncertin e tij, ndërsa u ngjitën të dy në skenë dhe u përqafuan para një Shqipërie të tërë, duke vërtetuar se dhuna nuk zgjidh asgjë!

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

 

Pajtimi i dy reperëve pas kaq shumë vitesh, ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë konfliktet e tyre të vjetra.

Përplasjet mes fansave të grupeve të ndryshme kanë qenë të shumta, mirëpo një rast fatal ka mbetur në mendjet e njerëzve: Rasti i Denis Dollapit, djalit që u plagos me thikë 12 vite më parë dhe vazhdon të jetë edhe sot në gjendje kome. Denis Dollapi u plagos me 11 thika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës.

Por, si qëndron e vërteta e gjithë kësaj ngjarjeje? Kush janë fajtorët? Stresi është rrëfyer ekskluzivisht për “iconstyle.al”.

“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri. Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.”- tha Stresi në hyrje të kësaj interviste.

“Historia ka nisur para 13 vitesh, kur u formuan grupet e para të hip hop-it. Denisi nuk i linte rehat atë kohë grupet rivale. Shkonte i gjuante nëpër lagje. Një ditë, Denisi goditi me thikë një djalë, në sy të nënës së këtij të fundit. Ata mbështesnin grupin e Noizy-t, nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me Noizy-n.

Kur Denisi e goditi me thikë djalin në sy të nënës, grupi kundërshtar i mori hak. Një grup prej 7-8 vetash e rrethuan Denisin dhe i gjuajtën me thikë barbarisht.

Fatkeqësisht, nga lëndimet e shumta dhe humbja e gjakut Denisi ngeli në koma. Nuk është Denisi i vetmi që është zënë, por është ai që e ka pësuar më keq dhe familja e tij.”

“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”- tregon Stresi.

“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.

Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”

“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin.

Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- e mbyll Stresi intervistën./iconsytle

ME TE LEXUARAT