Steven Seagal po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Showbiz

Steven Seagal po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Steven Seagal, ylli i famshëm amerikan i filmave aksion, ka hapur një qendër aikido në Moskë, raporton Marca, me qëllim që të trajnojë të rinjtë rusë për t’u bashkuar me forcat ushtarake të vendit.

Seagal, i cili u bë shtetas rus në vitin 2016, mban një rrip të zi të shkallës së shtatë në aikido dhe ka qenë instruktori kryesor i artit marcial brenda Federatës Ruse që nga viti 2018.

Aktori në hapjen e qendrës “Typhoon” u shpreh i entuziazmuar për potencialin e të rinjve që pa gjatë vizitës së tij, duke u shprehur se është e rëndësishme që zhvillimi i aikidos të ecë përpara me ritme më të shpejta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë që pashë sot kanë potencial të madh”, tha 70-vjeçari, siç raporton TASS. “Duhet të hapim më shumë qendra të tilla për t’i zhvilluar ato. Është e rëndësishme që zhvillimi i aikidos të bëhet me një ritëm më të shpejtë”, shtoi ai.

Sipas agjencisë zyrtare shtetërore ruse të lajmeve TASS, qendra synon të zhvillojë stilet dhe drejtimet tradicionale dhe moderne të aikidos së pjesëmarrësve, të rrisë motivimin e tyre, të ofrojë mundësi për të marrë një titull sportiv dhe të përgatisë të rinjtë për shërbim në forcat e armatosura.

Në ‘Typhoon’ pritet të nisë një klub sportiv dhe patriotik për rritjen e aftësisë për shërbimin në Forcat e Armatosura.

Steven Seagal ka qenë një mbështetës i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, të cilin ai e konsideron një nga liderët më të mëdhenj botërorë të gjallë sot. Putin i dha Segalit në shkurtin e kaluar Urdhrin e Miqësisë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në kulturën ruse dhe marrëdhëniet e tij pozitive me vendin.

Seagal gjithashtu ka marrë pjesë në nisma diplomatike në emër të Rusisë. Në vitin 2021, ai i dhuroi presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro një shpatë samurai në emër të Ministrisë së Jashtme ruse, e cila u pa si një gjest simbolik i mbështetjes për vendin.

ME TE LEXUARAT