“S’kisha as para, as asgjë”, këngëtarja Anxhela Peristeri tregon se kush është artisti që e ndihmoi në Greqi

Showbiz

“S’kisha as para, as asgjë”, këngëtarja Anxhela

E ftuar në “S’e luan Topi”, këngëtarja Anxhela Peristeri rrëfeu disa nga eksperiencat e saj në Greqi, dhe më pas për rikthimin e saj në Shqipëri.

Peristeri tregoi se ishte Devis Xherahu ai që e ndihmoi për të gjetur në Greqi, pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi. Këngëtarja tregoi se vetëm talenti bëri që ajo të njihej, sepse “nuk kishte  as para, asgjë”.

“At’herë s’kam pas as para asgjë të investoja tek vetja dhe vetëm falë talentit arrita të këndoja me këngëtarë të mëdhenj grek. Kam punuar në buzuki, dhe kjo falë këngëtarit Devis Xherahu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në buzuk-et ku punoja vinin më shumë grekë, dhe ata më lëshonin karafila,” tregoi këngëtarja.

Peristeri tregoi edhe për jetën e saj personale, ndërsa rrëfeu se tashmë e ka gjetur dashurinë e jetës dhe se dëshiron të bëhet nënë.

“E kam gjetur njeriun e jetës dhe dëshiroj të bëhem nënë, por nuk dua ta kem publike”, tha këngëtarja për “S’e luan topi”.

ME TE LEXUARAT