“Si të duket burri im?”/ Kiara merr surprizën nga Italia, vëllai i vogël i "tërheq veshin" për...
Kiara u surprizua mbrëmjen e sotme nga vëllai saj i vogël, që ndodhet në Itali.
Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.
Teksa u emocionua duke e parë, moderatorja u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ajo e pyeti Rayan nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.
Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin.
I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur. Ky koment u shoqërua me shumë të qeshura, edhe nga vetë Luizi.