“Shko mi kape Bojken...”/ Gazetarja e njohur shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Ajo më mori vendin e punës me mik

Showbiz

“Shko mi kape Bojken...”/ Gazetarja e njohur shpërthen ndaj

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një deklaratë për moderatoren Arbana Osmani rreth diçkaje të ndodhur vite më parë.

Duke folur për fillimet e karrierës së saj, Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 personave. Por, sipas gazetares, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” edhe pse ajo e kishte fituar audicionin.

Dasara sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë tani është fakti se Arbana ka deklaruar vitin e kaluar në “BBV1”, se është shpallur ajo fituese e audicionit ku konkurruan 300 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani.

Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo.

Fitoi me mik. Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha.

Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të  “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë.

Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përrallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”, tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.”

 

ME TE LEXUARAT