Shkëlzeni dhe Armina tashmë burrë dhe grua, por cila ka qenë nëna e dy fëmijëve të djalit të Sali Berishës

Showbiz

Shkëlzeni dhe Armina tashmë burrë dhe grua, por cila ka qenë

Shkëlzen Berisha të dielën e kaluar (25.9.2022) u martua me Armina Mevlanin, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Sadija, nënë e katër fëmijëve, dy nga të cilët me Shkëlzenin, vazhdon të jetojë në Suedi.

Shkëlzeni e njohu Sadijen kur ishte vetëm 24 vjeç, ndërkohë që në çift kishte një diferencë prej 11 vitesh.

Atëherë Sadija ishte 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e parë. Vetëm pak muaj më vonë kjo lidhje solli një martesë të shpejtë dhe të kundërshtuar nga familja e Shkëlzenit, për shkak të kohës së shkurtër që u mor vendimi dhe diferencës në moshë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë atij viti të shpejtë erdhi në jetë vajza e parë dhe më pas djali, një vit më vonë. Në 2007-ën Shkëlzeni u rikthye në Shqipëri, nga ku siç konfirmoi në intervistë mediatike edhe Sadija, filloi përçarja e çiftit.

Gjashtë vite më vonë pasi kjo krizë kishte filluar, Shkëlzeni njohu edhe dashurinë e tij Arminën, me të cilën është në një lidhje intensive prej disa vitesh dhe së afërmo pritet kurorëzimi i lidhjes në martesë, shkruan Alfapres.

Shkëlzeni dhe Armina tashmë burrë dhe grua, por cila ka qenë

Tani që kanë kaluar afro 13 vjet që Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, jeton në Shqipëri, gjendet mes dy dashurish. Nga njëra anë Armina dhe nga ana tjetër dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë.

Në foto që shikoni Shkëlzeni pozon me djalin dhe vajzën që tashmë janë rritur dhe duket se janë takuar e çmallur së bashku në kuadrin e festave të fundvitit.

Në intervistën e rrallë që Sadija kishte dhënë, shtroi një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc:

“Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë.

Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij. Për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh.

Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme. Para njohjes me të, unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur. Për mendimin tim, dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim, fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë?

Po! Sot më vjen keq për fëmijët, që nuk po rriten në një familje të bashkuar, që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt…

Më përpara më ka ardhur keq siç do t’i vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj, siç do t’i vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve”, ka treguar ajo. Sadije Berisha, kohët e fundit, po jeton një histori të re dashurie në Suedi, ku edhe jeton./alfapres

ME TE LEXUARAT