Sherr për "heqjen e qimeve", Eri pezullohet nga "Për'puthen", çfarë nuk u pa nga publiku

Showbiz

Sherr për "heqjen e qimeve", Eri pezullohet nga

Mbrëmjen e djeshme “Për’puthen” ju bashkuan dy djem të rinj, Dorian Kuka dhe Princ Mile. Ky i fundit u prit mjaft mirë nga vajzat, ndërsa Doriani pati një përplasje të ashpër në studio që në fillim. Djali nga Lushnja komentoi vajzat e “Për’puthen” me komplimente të shumta, mirëpo zgjodhi të mos thoshte asnjë fjalë të mirë për Antonelën dhe Ledjanën. Ai u shpreh se dy vajzat i duken si vjehrra dhe nusja që grinden gjithë kohën, ndërsa ky koment iu duk i pavend dy konkurrenteve. Antonela e pyeti Dorjanin për moshën, duke u shprehur se ishte tepër i vogël pasi s’kishte as qime në fytyrë.

Dorjani argumentoi me faktin që jemi në vitin 2021 dhe s’ka lezet një mashkull me qime. Për këtë koment u hodhën edhe djemtë e tjerë të emisionit, të cilët e pyetën nëse ‘heqjen e qimeve’ Dorjani e quan emancipim. Thumbat mes konkurrentit të ri dhe Antonelës nuk ndaluan edhe pas prezantimit të konkurrentit të dytë, Princit.

Në këtë debat ditën e djeshme u përfshi edhe Eri, i cili është pezulluar nga programi për këtë arsye. Situata mes dy djemve ka agravuar jashtë studios dhe pasi janë fikur kamerat, prandaj Eri është pezulluar përkohësisht nga programi dhe gjithçka do të sqarohet të dielën në “Për’puthen Prime”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Doriani është shprehur se i vjen keq që situata degradoi, sepse sipas tij nuk është tip i sherreve.

“Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve. Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj”, tha Doriani.

ME TE LEXUARAT