“Shaqiri me telefonoi nga dhomat e zhveshjes”/ Këngëtarja serbe: I thashë mos më përshëndet...

Showbiz

“Shaqiri me telefonoi nga dhomat e zhveshjes”/ Këngëtarja

Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë nuk mund të jetë thjesht futboll, për shkak të përfshirjes politike.

Së fundmi, nga këngëtarja serbe Maja Nikoliç ka komentuar eliminimin e kombëtares së saj, e po ashtu ka zbuluar diçka që ka habitur të ftuarit në emisionin sportiv por dhe publikun.

Sipas mediave serbe, duke folur pikërisht për ndeshjen Serbi-Zvicër, ajo tha se është kontaktuar nga futbollisti nga Kosova Xherdan Shaqiri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën ‘Të gjithë më mashtruan’ – tha Nikoliç e cila shtoi: “U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike.

Ku me gjete, turp te kesh atdhetar, si me pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin" – përfundoi Nikoliç.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

 

ME TE LEXUARAT