Sabri Fejzullahu bën urimin special për ditëlindjen e bashkëshortes
Bashkëshortja e këngëtarit, Sabri Fejzullahu, Nera feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale, ajo mori një sërë urimesh por nuk munguan as disa fjalë nga Sabriu.
Kjo e fundit është një nga personat më të rëndësishëm e më të dashur të artistit shqiptar, me të cilën e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.
Për ditëlindje, ikona e muzikës shqipe ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të uruar., ka zgjedhur një fotografi të tyre të përbashkët, të cilën e shoqëroi me disa fjalë prekëse.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, ka shkruar këngëtari.