Rrjeti po zien për dhunën ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha reagon në “heshtje”

Showbiz

Rrjeti po zien për dhunën ndaj Klea Prengës, Antonela Berisha

Dhuna brutale ndaj Klea Prengës është kthyer në temë diskutimi në media dhe rrjete sociale. E reja u masakrua me gotë xhami në fytyrë teksa ndodhej në një restorant.

Pamjet e rënda po qarkullojnë kudo, ndërsa e dhunuara tashmë kërkon drejtësi për arrestimin sa më parë të dy autoreve, Antonela dhe Mariela Berisha. Ish banorja e Big Brother Vip dhe motra e saj siç pretendon e reja e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se ky është mësimi që merr ky futesh në mes të familjes.

Teksa rasti po qarkullon e po komentohet kudo, Antonela Berisha e cila është në arrati ka bërë reagimin e saj të parë në “heshjte”. Ish konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj. Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime në faqen e saj zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që Antonela dhe motra e saj, Mariela janë në kërkim nga policia për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Ato rrezikojnë deri në 10 vite burg.

 

ME TE LEXUARAT