Rrëqeth Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në rrjetet sociale

Showbiz

Rrëqeth Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në

Vdekja tragjike e Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij, Gianna në aksident tronditi mbarë botën. Bashkëshortja e të ndierit, Vanessa Bryant, ka treguar për herë të parë se këtë lajm ajo e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, nga lajmërimet “RIP Kobe” që i kanë mbërritur në telefon.

Rrëqeth Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në

“Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me bashkëshortin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe’. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, tha ajo.

Rrëqeth Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në

Sipas dëshmisë, Vanessa u përpoq që atë ditë të shkonte në vendin ku kishte ndodhur përplasja, por nuk ishte lejuar pasi kushtet e motit ishte shumë të përkeqësuara.

Më herët ajo ka thënë për “People”, ku ka rrëfeyer përjetimet e saj pas ngjarjes që tronditi jetën e saj.

Rrëqeth Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.

ME TE LEXUARAT