Roja i Top Channel u vra gjatë sulmit/ Luizi shpërthen në lot: E njihja, nëse fitoj një pjesë të parave do...

Showbiz

Roja i Top Channel u vra gjatë sulmit/ Luizi shpërthen në lot: E

Produksioni i “Big Brother VIP” ka vendosur sot që t’i informojë banorët për sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top channel.

Pasi morën vesh për lajmin, Luizi ka zbuluar se e njihte personalisht viktimën, Pal Kola, i cili u vra nga një plumb gjatë sulmit barbar. Ai deklaroi se çfarëdo lloj shume që do fitonte nga BBVIP do ja dhuronte një pjesë familjes së të ndjerit.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj.

Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj.

I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre.”- deklaroi Luizi.

ME TE LEXUARAT