Rita Ora në Kosovë për të festuar ditëlindjen! Momenti kur zbret nga avioni dhe prek me dorë tokën shqiptare

Showbiz

Rita Ora në Kosovë për të festuar ditëlindjen! Momenti

Ka sot ditëlindjen, Rita Ora vendos të festojë në Kosovë bashkë me partnerin e saj! Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 33 vjeç.

Në ditën e lindjes së saj, Rita së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës (Bashkisë)  së Prishtinës, Përparim Rama, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhjen çiftit në shtetin e Kosovës.

“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!

Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!

Momente të paharrueshme na presin bashkë!”-shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.

 

ME TE LEXUARAT