Reagon Tayna, publikon foto me djalin që u kap mat në Zvicër

Showbiz

Reagon Tayna, publikon foto me djalin që u kap mat në Zvicër

Tayna ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë ditëve të fundit. Shkak për këtë është bërë një foto që qarkulloi në rrjet, ku shihej krah një mashkulli misterioz në Zvicër. U spekulua se djali misterioz mund të ishte partneri i saj.

Por ka qenë vetë reperja e cila ka sqaruar gjithçka. Reperja ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shihet me Dj Dagz dhe djalin me të cilin u fotografua. “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar reperja duke ironizuar lajmet e fundit.

Reagon Tayna, publikon foto me djalin që u kap mat në Zvicër

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkruan ajo me disa emoji duke qeshur. Kujojmë se në intervistën e saj të fundit që dha për mediat në Kosovë, reperja tregoi se ishte single.

ME TE LEXUARAT