Reagon avokati i Noizyt: Medi Iseni ka pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore, nuk justifikohet urdhërarresti
Avokati i reperit Noizy i cili aktualisht është nën arrest, Besnik Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e tij. Avokati shprehet se Noizy është vënë nën akuzë për lëndim të rëndë trupor në kundërshtim me ligjin, dhe thotë se kjo do të provohet në të ardhmen.
Ndërkohë avokati shprehet se Medi Iseni i cili u dhunua në një klub në Pejë më 2 gusht, nuk ka pësuar lëndim të rëndë trupor siç thuhet në fletarrest por në fakt ka marrë vetëm lëndime të lehta dhe këto jo për faj të Noizyt. Më tej avokati thotë se Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim që dokumentacioneve mjekësore t’i sigurojë aktekspertim.
Reperi i famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax janë arrestuar në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës ku u dhunua brutalisht personazhi i njohur i TikTok Medi Iseni. Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth.
Reagimi i plotë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy fjale per Noizyn meqe uren e "hapem" .
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.
Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t'i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s'munden e s'kane me cka .
P.S.
Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni