Rama e priti në zyrë, kërkesa e pazakontë e yllit të njohur të ‘You Tube’ për kryeministrin

Showbiz

Rama e priti në zyrë, kërkesa e pazakontë e yllit të

Personazhi dhe influenceri i njohur amerikan i ‘YouTube’, Ishowspeed qe njihet ndryshe edhe si Speed, ka mbërritur dot në Tiranë, ku ka marrë vëmendjen e shumë të rinjve të cilët vraponin që të bënin fotot dhe video me të.

Gjatë transmetimit të tij live në rrjetin sociale You Tube, ai gjithashtu u ftua dhe në kryeministri, aty ku u takua me Edi Ramën.

Speed gjatë bisedës me kryeministrin Rama, mori dhuratë librin e kryeministrit, ndërsa pa edhe pjesë të tjera të zyrës së kreut të qeverisë, duke shkëmbyer batuta.

Speed është i njohur edhe si fans i çmendur i Cristino Ronaldos dhe pikërisht për këtë i kërkoi Ramës që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit.

*Darren Jason Watkins Jr. Ka lindur në janar të 2005 dhe njihet nga mbarë bota si IShowSpeed ​​ose thjesht Speed, një YouTuber dhe reper amerikan.

Ai është më i njohur nga të rinjtë për shumëllojshmërinë e tij të transmetimeve të drejtpërdrejta, në të cilat kryesisht luan video lojëra, duke përfshirë FIFA, Fortnite dhe Roblox.

ME TE LEXUARAT