“Qofsh i ëmbël mjalt”, djali i Bes Kallakut feston 1-vjetorin, çfarë dhuratë i bëri aktori
Aktori i njohur Bes Kallaku, ka bërë dedikimin e ëmbël me rastin e ditëlindjes së djalit të tij Amen, i cili bën një vjeç ditën e sotme (11 nëntor).
Teksa postimin e ka shoqëruar me disa fjalë të ndjera ai i ka bërë dhuratë Amen-it një bibël dhe i thotë se përveç Perëndisë askush tjetër nuk mund t’ja mësojë udhën e drejtë.
Postimi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Amen, biri im!
Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu.
Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine.
Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel.