‘Qenka e vështirë t’i përballosh të dyja”, produksioni i’u ‘tërheq veshin’ banorëve të rihyrë
Efi Dhedhes, Kiara Tito dhe Bledi Mane, banorët që u rifutën sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP2” kanë sjellë informacione nga jashtë.
Moderatorja e programit Arbana Osmani, u shpreh se kjo gjë është rreptësishtë e ndaluar dhe se me informacionet nga jashtë, ata po konfuzojnë edhe banorët e tjerë.
Osmani u kërkoi tre banorëve që ata ta përqafojnë fort këtë shans të dytë dhe të mos penalizohen për këtë gjë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Kërkoj ndjesë. Është e vështirë ndonjëherë.
Efi: Për ne është shumë e vështirë. Mirë presioni nga brenda, por është edhe presioni nga jashtë. Qenka e vështirë t’i përballosh të dyja.
Arbër: Bëni mirë që ua rikujtoni shpesh herë, pjesën e informacioneve nga jashtë. Informacionet nga jashtë, vetëm e dëmtojnë Luizin në këtë mes.
Ai i tha atyre që në shtëpi ka situata plot dhe se ato duhet të merren me situatat brenda në shtëpi. Kiara dhe Efi po e penalizojnë me informacionet nga jashtë. Ata nuk janë zëri i publikut.
Është konfuzion për të. Ka marrë përsipër disa luftëra, që nuk i takojnë fare atij. Ua ka kërkuar disa herë të mos përmendin gjëra nga jashtë.
Zhaklin: Mendoj se Kristi dhe Dea janë lodhur. Kur Efi po i kujtonte një batutë, që në fakt e kishte bërë Amos, ajo nuk e mbante mend fare, aq kohë ka kaluar. Duke sjellë histori të vjetra, i konfuzon ato.