Qau pas komenteve të Ermal Mamaqit pas skandalit “Dubai Porta Potty”, reagon Arta Nitaj: Ja pse e bëri

Showbiz

Qau pas komenteve të Ermal Mamaqit pas skandalit “Dubai Porta

Arta Nitaj është pjesë e Dance With Me.

Në natën e parë u përfol në rrjet për komentin ‘thumbues’ të Ermal Mamaqit ndaj saj.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

U përfol se Arta nuk e priti aspak mirë komentin e aktorit të humorit dhe kishte shpërthyer në lot kur ndodhej në prapaskenë.

Por mbreme modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”,- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.

Mirëpo as Ermali nuk e la me kaq. Aktori u shpreh se do të donte që Arta t’ja thoshte këtë gjë gjatë një darke dhe sqaroi të gjithë njerëzit të cilët e kanë keqinteretuar komentin e tij madje ai i thumboi duke thënë se këtyre personave iu ‘djeg miza’.

 

 

ME TE LEXUARAT