Publikohet një pjesë tjetër e intervistës, Meghan: Se kuptoj si pret Pallati Mbretëror që ne të heshtim

Showbiz

Publikohet një pjesë tjetër e intervistës, Meghan: Se kuptoj

Nje pjesë tjetër nga intervista “bombë” për Oprah-n nga princ Harryt dhe bashkëshortja e tij Meghan është publikuar. Këtë herë ishte moment i dukeshës së Sussex për të treguar. Në pak minuta të publikuar, Meghan lajmëron shikuesit se diçka e fortë i pret.

 “Nuk e di sesi ata mund të presin që, pas gjithë kësaj kohe, ne të qëndronim në heshtje. Ata vazhdojnë me gënjeshtrat rreth nesh. Dhe nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, dua të them, ka shumë gjëra për t’u humbur”, tha ajo.

Traileri i dytë i intervistës u publikua menjëherë pasi Pallati Buckingham njoftoi të mërkurën se do të hetohen akuzat e bullizimit të bëra kundër dukeshës së Sussex nga stafi mbretëror, pas një raporti të Times ku pretendohet se Meghan kishte dëbuar dy punonjës personalë gjatë kohës kur ndodhej në mbretëri, ndërsa Pallati Kensington ishte “poshtëruar” në disa raste nga ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Publikohet një pjesë tjetër e intervistës, Meghan: Se kuptoj

Intervista “bombë” e tyre do të publikohet të dielën në SHBA ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të transmetohet më 8 mars në orën 21:00.

ME TE LEXUARAT