Psikologia ndante foto me burrin e saj nga Dubai/ Alma Bektashi: Tradhtinë 2-vjeçare e mësova nga portalet

Showbiz

Psikologia ndante foto me burrin e saj nga Dubai/ Alma Bektashi: Tradhtinë
Këngëtarja Alma Bektashi sërish ka ndarë detaje nga jeta e saj personale. Ndarja nga ish-bashkëshorti saj Sokol Stafa në vitin 2021 pas 25 vitesh martesë ngjall ende kureshtje dhe interes tek publiku.

Bektashi i dha fund martesës pasi Sokol Stafa e tradhëtoi hapur me një psikologe e cila ishte rreth 20 vite më e re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte në dijeni për këtë tradhëti 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.


Pikërisht këtë ka dashur të sqarojë Alma Bektashi, se si e ka mësuar tradhëtinë e ish-bashkëshortit. Bektashi tregoi në një intervistë për emisionion “Sol” se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”– tha në fjalën e saj këngëtarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët Bektashi ka treguar se Sokol Stafa, babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.

Sa i përket psikologes, u raportua se ajo ishte shtetasja me inicialet E.K. nga Tirana, 20 vite më e re se bashkëshorti i Almës, e cila ndante foto dhe video me Sokolin  në “Instagram”. Fotografitë romantike i ndante bashkë me dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.

ME TE LEXUARAT