Pse Jonida Maliqi nuk shkoi në dasmën e Armina Mevlanit?

Showbiz

Pse Jonida Maliqi nuk shkoi në dasmën e Armina Mevlanit?

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën. Çifti mbajtën një dasmë përrallore me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika, mirëpo u vu re mungesa e këngëtares Jonida Maliqi.

Vajzat janë mikesha shumë të mira, madje dikur dhe bashkëpunëtore në biznes. Për këtë arsye mungesa e Jonidës është komentuar gjatë në rrjet dhe është përfolur se mes tyre ka pasur ndonjë zënkë.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe. Revista "Who" bën të ditur se ka qenë një surprizë e fundit që e ka lënë Jonidën pa shkuar në dasmë, edhe pse ishte kujdesur për çdo detaj, nga veshja tek grimi. Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me rreth 300 të ftuar, dasma madhështore e mbajtur në Shijak mblodhi shumë personazhe publik.

Çifti ishte kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës. Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur. “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.”, tha ish kryeministri mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT