“Pse e tradhtove?” Beniada sqaron deklaratën për Beatrixin dhe Donaldin: Nuk ka nevojë për askënd

Showbiz

“Pse e tradhtove?” Beniada sqaron deklaratën për Beatrixin

Beniada Nishani ka bërë sot rrëmujë Instagramin për një deklaratë lidhur me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn.

Modelja realizoi gjatë ditës një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila u duke se ka ironizuar dyshen duke i thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat”, është shprehur Beniada duke qeshur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“.

Beniada ka ndarë një video duke sqaruar: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrix.

Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur.

 

ME TE LEXUARAT