Zarfi i zi, "Big Brother Vip Albania 4" merr vendimin drastik, anullohet televotimi

Showbiz

Zarfi i zi, "Big Brother Vip Albania 4" merr vendimin drastik,

Me anë të një postimi në rrjetin social instagram, "Big Brother Vip" ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket veprimeve të fundit të ndodhura brenda shtëpisë. Këto veprime kanë të bëjnë me ofendime dhe bullizime të vazhdueshme mes banorëve.

Pas disa sjelljeve denigruese dhe të patolerueshme "Vëllai i Madh" ka vendosur të anullojë televotimin e të martës si dhe gjatë spektaklit, do të komunikohen masat ndëshkuese që janë marrë për banorët e përfshirë.

Zarfi i zi, "Big Brother Vip Albania 4" merr vendimin drastik,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto ditë brënda shtëpisë të Big Brother, nuk kan qënë aspak të qeta, disa incidente që mundemi të rikujtojmë janë debati mes G Banit, Gjestit dhe Jozi, ku ky i fundit i ka derdhur ujë në kokë Gjestit e ndërsa G Bani ka përdorur fjalë bullizuese dhe denigruese kundrejt tij.

Një tjetër debat ofendues ka ndodhur mes Gertit dhe Benardit në lidhje me orientimin seksual të këtij të fundit, i cili ka shprehur se është gay. Gerti i është drejtuar Benardit me terma ofendues duke i thënë se ti je një turp për vendin.

ME TE LEXUARAT