“Poston shumë pak me Markun, ke frikë nga shtrigat?”/ Rudina Dembacaj i përgjigjet menjëherë ndjekësit

Showbiz

“Poston shumë pak me Markun, ke frikë nga shtrigat?”/

Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, prej më shumë se 2 vitesh ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun.

Që në momentin që ata vendosën që lidhjen e tyre ta bënin publike, Rudina nuk ka ngurruar që në rrjetet sociale të postonte momente me ish-deputetin.

Pavarësisht kësaj, së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin janë më të rrallë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në një bisedë virtuale që aktorja e njohur zhvilloi në profilin e saj në “Instagram”, dikush e pyeti se pse poston kaq rrallë në rrjetet sociale me partnerin e saj.

“Shumë pak poston me Markun… ke frikë nga shtrigat?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina publikoi një foto me burrin dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Mua më duket sikur postoj tepër.”

Kujtojmë se pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës.

ME TE LEXUARAT