“Po vuante më shumë se mua”, bashkëshortja Ilir Shaqirit rrëfen përballjen me balerinin pas tradhtisë

Showbiz

“Po vuante më shumë se mua”, bashkëshortja Ilir

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e fortë të koreografit, i cili rrëfyer në BBV se ka tradhtuar gruan e tij me një balerinë.

Ajo u shpreh se ndiente që diçka nuk shkonte në martesën e tyre dhe nuk ishte e lehtë të përballej me bashkëshortin. Emanuela Morini tha se pasi i tregoi që kishte mësuar për tradhtinë, Ilir Shaqiri qau dhe e vuajti më shume se ajo.

Teksa theksoi se “tradhtia kurrë nuk justifikohet”, bashkëshortja koreografit u shpreh se u lidhën të rinj dhe kur dashuria është në mes martesa mund të ecë përpara.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Po vuante më shumë se mua”, bashkëshortja Ilir

 

“Nuk ishte surprizë sepse disa gjëra ndihen që nuk shkojnë. S’është e lehtë të kesh kurajo dhe të përballësh me këtë argument, ta diskutosh me partnerin tënd. Ndjeva vuajtje nga ana e Ilirit, sepse vuajta shumë unë por ka vuajtur shumë edhe ai në një mënyrë që nuk mendoja se mund të ishte normale. I thosha si ka mundësi që t’i ke bërë këtë gjë dhe po qan më tepër se mua. Ai më thotë gjithmonë se mënyra se si unë përballem me gjërat, pa hakmarrje, pa ligësi por duke u përpjekur ta kuptoj tjetrin, është mënyra gjëra që e bëri të mendojë se unë këtë grua s’mund ta humbas sepse në jetë kujtdo i ndodh të gabojë. Se justifikoj kurrë tradhtinë, megjithatë kemi 21 vite bashkë, ishim të rinj, të vegjël. Besoj se në jetë njerëzit gabojnë por nëse është dashuria, ka një ndjenjë në mes do luftohet për të ecur para dhe kjo bëhet bashkë.

“Po vuante më shumë se mua”, bashkëshortja Ilir

Unë mendoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme është sipas meje falja dhe nuk është një gjë e lehtë sepse bëhet gjithmonë fjalë për tradhtinë dhe nuk flitet kurrë pothuajse për faljen dhe është shumë e vështirë të falësh por edhe vështirë që te kërkosh të të falin. Ishte shumë i zoti, i cili pati durim me mua, që unë ta falja atë”, u tha Emanuela Morini në një lidhje në Skype në emisionin “Goca dhe Gra”.

Sipas saj, nëse kjo histori do bëhej publike në Itali, ashtu siç u bë dhe në Shqipëri do të kishin të njëjtin reagim nga publiku pasi duhet shumë kurajo të rrëfesh tradhtinë dhe jo të gjithë mund ta bëjnë.

Ajo u shpreh Ilir Shaqiri është treguar shumë i sinqertë me rrëfimin e tij dhe por nuk e ka pritur që ai ta zbulonte në Big Brother Vip.

“Unë besoj se do të ishte e njëjta gjë sepse sot nuk jemi gati të flasim për tadhtinë në mënyrë shumë të hapur por përkundrazi shpesh herë shumica e njerëzve që të trëgojnë gishtin janë të parët që e bëjnë por nuk kanë kurajo ta rrëfejnë. Duhet kurajo dhe ta pranosh këtë gjë, mendoj se dhe në Itali do të ishte pak a shumë e njëjtë. Është një gjë të cilën ne e kishim zgjidhur prej disa vitesh tashmë, për mua është diçka e së shkuarës, vendosa ta fal dhe të ecja përpara pa probleme.

Sinqerisht unë nuk e prisja që ai të fliste në ato momente dhe unë ta shikoja nga shtëpia të përballesha me këtë publik nuk ishte një gjë e lehtë por besoj se ai e ka bërë sepse kishte nevojë të ndihej vetëvetja 360 gradë. Ai e ka hequr maskën krejtësisht duke treguar gjënë më të rëndë që mund të ketë bërë gjatë gjithë jetës së tij prandaj besoj se ka qenë një shenjë e një besnikërie të madhe ndaj publikut të cilet e ndjekin nga shtëpia. 

Ka diçka që më ka habitur por jo në lidhje në mardhënie me të tjerët sepse në të mirë dhe në të keq ashtu siç ju e shikoni Ilirin ai ashtu është. Është një njeri që i pëlqen të bëj shaka, pastaj ironinë shpesh herë ai bën të qesh dhe ndonjehrë nga dikush tjetër shikohet si diçka e tepërt. Ai do pastërtië do kuzhinën do rendin, do që cddo gjë të  shkojë sa më mirë. Diçka që më habiti le të thëmi ishtë aftësia e tij që te ruaj qetësinë përpara shumë sulmeveve duke e njohur atë ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim”, tha ajo.

Teksa fliste për banorët e tjerë, Emanuela Morini theksoi se Donald Veshaj është goxha lojtar i fortë dhe nëse aktori e Ilir Shaqiri do qëndronin bashkë diku tjetër do të ishin shumë miq të ngushtë. Ndërsa dy banorët që bashkëshortja e Ilir Shaqirit nuk simpatizon shumë ishin Beniada dhe Elton Merja.

“Unë besoj se Iliri e merr shumë seriozisht pavarësisht se është i ri në moshë, një burrë me karaktër, një njëri i fortë, duhet thënë se janë të dy shumë të fortë janë lider dhe asnjëri nuk heq dorë. Mendoj se pavarësisht diferencës së moshës po t’i linin disi mënjënanë vnë rivalitetin që kanë në lojë mund të jenë shumë miq të mirë bashkë”.

“Nuk është e lehtë por mund të them Beniada, jo sepse nuk më pëlqen, ajo është një vajzë e bukur shumë inteligjente. Është një njeri që nuk mban qëndrime nuk pozicionohet. Shikoj që luan gjithmonë me Ilirin është shumë e “dashur”. Emri i dytë është Eltoni, në qoftë se Iliri duhet ta kishte ditur që ky djalë kishte probleme ai do ta kishte kontaktuar sa më parë, Iliri është një njeri që i ndihmon të tjerët.”

ME TE LEXUARAT