“Po supozojmë sikur do ikim sot”/ Banorët diskutojnë zarfin e zi: Po mendojmë skenën...

Showbiz

“Po supozojmë sikur do ikim sot”/ Banorët diskutojnë

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka hyrë një zarf i zi dhe banorët kanë nisur diskutimet se për çfarë bën fjalë.

Olta dhe Xhonatani duket se e kanë marrë me të qeshur, pasi mendojnë se është për ata të dy. Gjatë një bisede me Kristin, aktorja e njohur thotë: “Po supozojmë sikur do ikim sot”.

“Sikur zarfi i zi është për ne të dy. Po mendojmë skenën se si do dalim nga shtëpia, prandaj po qeshim”, tha Olta.

ME TE LEXUARAT