“Po kalojmë në paranoja”/Ndjekësi e pyet nëse Heidi dhe Romeo janë ndarë, gazetari zbulon si qëndron e vërteta
“Po kalojmë në ankth dhe paranoja, thuaj Romeos dhe Heidit të reagojnë. Kemi frikë mos janë ndarë”- ishte pjesa e një mesazhi që gazetari Olti Curri mori në llogarinë e tij të Instagramit.
Duke qenë se është mjaft aktiv, Olti nuk e la ndjekësin pa një përgjigje.
“O Allah mbaje dorën, mbaje dorën. Po ku di unë çfarë bën Heidi, Romeo dhe gjithë të tjerët. Olti jepi drejtim njerëzve se kanë rënë në depresion se mendojnë se janë ndjarë. Dëgjo ka një zgjidhje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tani u mendova. Sekretin e marrëdhënies së Romeos dhe Heidit e di vetëm Eraldo Rexho. Shkruajini atij të gjithë, ose Rozana Radi. Jam shumë i sigurtë se ajo ka shumë informacion.
Kujt t’ia hap varin tjetër [që ka informacion]? Megi Pojani!“, u përgjigj gazetari, duke kërkuar më tej që mos t’i shkruajnë më për çiftin pasi nuk ka informacion.