Plas keq në “Përputhen”! Dy konkurrentet kalojnë në përplasje fizike: Do t’i pres gishtat

Showbiz

Plas keq në “Përputhen”! Dy konkurrentet kalojnë

Emisioni ‘Përputhen’ ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës dhe konfrontimeve fizike që ndodhin mes djemve apo edhe vajzave. Një e tillë ka ndodhur sot, gjatë takimit të një çifti.

Grisela, u fut në mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. Grisela, nuk e priti aspak mirë këtë takim e që në fillim tha se do ishte kot e se nuk do t’i linte të qetë.

‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërru jetën, do jua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela e cila është shumë e revoltuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thej gishtat’

Nuk është hera e parë që shihen të tilla skena në “Përputhen”!, madje edhe më të rënda.

 

ME TE LEXUARAT