Pirro Çako zbulon arsyen që e riktheu në muzikë pas katër vitesh
Pirro Çako është rikthyer në muzikë pas një shpëputjeje prej katër vitesh dhe e ka argumentuar këtë kthim si një nevojë të tijën prej artisti për t’u shprehur.
I ftuar në “Aldo Morning Show”, kantautori i njohur tha se tri këngët e reja të tij janë një shprehje e asaj që ai ndien dhe kishte nevojë ta tregonte përmes këngës.
“Vendosa që të rikthehem tani sepse është një moment që unë desha të shprehesha pak më ndryshe nga çfarë jam shprehur herët e tjera dhe të ndaloja pak më gjatë domethënë, në atë që unë po përjetoj dhe që do të vijë mbas, si të thuash, mbas kësaj periudhe. Kështu që doja t’i thoja disa gjëra, t’i shprehja. Edhe në një lloj mënyre, mendoj se i kam shprehur. Shpresoj që të arrij të shpreh akoma dhe më shumë”, - tha Pirro Çako.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Artisti sqaroi se kjo është pika kulmore e viteve të tij të fundit.
“Po, është një nga pikat kulmore, sepse njeriu kalon shumë etapa në jetë dhe pastaj në fund fare bën rezymenë. Kështu që s’mund të them, mund të kem ndonjë pikë akoma edhe më të madhe, por për momentin kjo është pika më kulmore që kam kaluar në këto vite të fundit, patjetër. Kjo është një këngë që unë ia dedikova familjes sime”, - tha Pirro Çako teksa foli për tri këngët e tij të reja.
Kantautori u shfaq në koncertin e këngëtares Elsa Lila, ku rikthyen një prej këngëve të tyre më të bukura të muzikës shqiptare.
Po ashtu ai ka publikuar edhe tri këngë të albumit të tij të ri, ndërsa prej gati katër vitesh i kishte muguar skenës.