“Pështy-lëpi!” Meridian Ramçaj ironizon Olsa Muhametin dhe çiftin Tea-Beart

Showbiz

“Pështy-lëpi!” Meridian Ramçaj ironizon Olsa

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka postuar sot disa foto nga “Për’puthen Prime”, që do transmetohet të dielën, ku shihet çifti Tea-Beart.

 “Tea dhe Bearti të dielën në Për’puthen Prime!“-ka shkruar Olsa.Kjo ka trazuar rrjetin, duke shkaktuar goxha polemika, pas akuzave që palët hodhën ndaj njëri-tjetrit. Mes tyre është edhe Meridian Ramçaj, i cili ka qenë shpesh në rolin e opinionistit në “Për’puthen Prime”.

Nëpërmjet disa statuseve në Instastory ai shkruan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pështy-lëpi, lëpi-pështy, pështy-lëpi, lëpi-pështy. Të djelë të mbarë. Të dile si ato puthjet europiane thojmë na në Shkodër.”

Shumë paqartësi ka në fakt lidhur me praninë e çiftit në program, megjithatë pyetjet do marrin përgjigje të dielën.

Dy ditë më parë, të ftuar në “Roped with Olsi”, Tea dhe Bearti thanë se pas ngjarjes së bujshme dhe gjithë debatave kanë bërë një bisedë me produksionin dhe gjërat mes tyre janë sheshuar.

Gjithashtu, ngritën dyshime se mund të bëheshin sërish pjesë e “Për’puthen”, pasi kur u pyetën nëse mund të jenë pjesë e emisionit si opinionistë Tea tha: “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

 

ME TE LEXUARAT