Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit

Showbiz

Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë konfirmuar sot se do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël çifti e ndau në mënyrën më të veçantë, nëpërmjet këngës së re të Luiz Ejllit, “Frymë”.

Në videoklip shfaqen të gjitha momentet, që kur çifti mësoi lajmin e deri të festa speciale ku zhuluan gjininë.


Por nuk mund të mos vihej re se në festë, ku ishin të pranishëm të gjithë të afërmit e Kiarës, mungonte nëna dhe motra e Luizit, njësoj si në dasmën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Të gjithë tashmë janë të qartë se Kiara Tito i ka punët si mos më mirë me vjehrrën, por smund të themi të njëjtën gjë për kunatën, motrën e Luizit.

Bashkëshorti i kësaj të fundit u bë publik në BBV ku tregoi marrëdhënien speciale më Luizin, e cila duket se nuk është më e njëjtë. Sokoli ndjek në rrjete sociale vetëm, Luizin, por jo Kiarën.

Ndërkohë as Luizi dhe as Kiara nuk e ndjek Sokolin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për lajmin e pritjes së ëmbël, ndryshe nga pjesa më e madhe e VIP-ave.

ME TE LEXUARAT