Pas vdekjes së të atit, Jul Deda e nis emisionin ndryshe
Aktori i humorit Julian Deda ka postuar një video në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku është rikthyer me emisionin e tij “99% nga Jul Deda”.
Kujtojmë që me datën 24 nëntor babai i tij, Zef Deda, ndërroi jetë.
Juli disa ditë pasi aktori i madh Zef Deda nderroi jetë, postoi një foto me mamanë dhe vëllain e tij ku shkruan se porosia e fundit nga babai i tij ishte që të ishin të qeshur gjithmonë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Hapja e emisionit ishte ndryshe nga Juli këtë herë. Ai ia kushtoi atë babait të tij:
Fati e deshi që këte emision ta nis krejt ndryshe sot, jeta kështu qenka, plot të papritura. Ai përfundimisht nuk ishte vetëm i joni, por i të gjithëve. Faleminderit Zef Deda, është nder i madh të jesh biri yt. Kam dëshirë që sot të zbatoj porosinë e tij të fundit “Ju du t’qeshun”.