Pas problemeve me alkoolin, doktori i Fiksit rrëfen dramën tjetër: Si më mori ish-gruaja shtëpinë

Showbiz

Pas problemeve me alkoolin, doktori i Fiksit rrëfen dramën

I njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare”, Gentjan Pjetri, ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët.

Një kohë të gjatë qëndroi larg ekranit dhe vëmendjes publike, ai u rikthye në vëmendjen e të gjithëve pas intervistës bombë të dhënë për “Syri” pak kohë më parë.

Së fundmi, “Doktori i Fiks-it” ka dhënë një tjetër intervistë për “Glamour Zone”, ku përpos problemeve që e shoqëruan largimin e tij nga ekrani ka folur edhe për çështje personale deri tek kthimi në ekran ai u ndal si fillim tek ndarja e tij nga ish-gruaja, duke e cilësuar si një divorc jo i lehtë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr, do hapet një gjyq dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.” I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhtia, ai u përgjigj: “Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.

Në intervistën e tij të parë Genti rrëfeu luftën e vështirë që kishte kaluar me alkoolin. Edhe në këtë dalje, Pjetri e preku këtë periudhë të errët të jetës së tij. “Ka probleme në punë trysninë e kam pasur gjithmonë problem jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje.

Kur të thyhet zemra u bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetes. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli, nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë përt mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”.

Sërish u rikthye në ekran si bashkëprezantues në një emision mëngjesi, pas vitesh mungesë. I pyetur si e përjetoi këtë rikthim, Doktori nuk e fshehu emocionin, madje u përlot. “Më kishte marrë malli shumë, po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua.”

ME TE LEXUARAT