Pas lajmeve të ribashkimit me Donaldin, Bora reagon ashpër ndaj gazetarit, bën gjestin e shëmtuar

Showbiz

Pas lajmeve të ribashkimit me Donaldin, Bora reagon ashpër ndaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar! Ky është lajmi kryesor në çdo media rozë dhe jo vetëm.

Pas shfaqjes së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit, videot e fotot e moderatores me aktorin po bëjnë xhiron e rrjetit. Ajo çfarë presim të gjithë tani është një reagim zyrtar nga dyshja.

Deri më sot, vetëm një komunikim të shkurtër kemi pasur nga Veshaj, i cili la të kuptohej që së shpejti do të vinte momenti për të sqaruar gjithçka.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mirëpo ndryshe nga Donaldi, i cili nuk hezitoi të dilte para mikrofonit të gazetarëve gjatë eventit, Bora Zemani refuzon kategorikisht një prononcim për gazetarët. Gjatë after-party-t ajo është pyetur në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Por, akoma pa i lënë hapësirë gazetarit të bënte pytjen ajo ka reaguar me gjeste duke iu larguar kamerës.

Ju kujtojmë që Donaldi mbrëmjen që u organizua eventi postoi një video në instastorin e tij ku dukej fundi i fustanit të Bora Zemanit.

Por nuk mbaron me kaq.Ai nuk hezitoi edhe të fliste për gazetarin e T7, i cili ndaloi ta pyeste moderatorin nëse e kishte takuar Borën gjatë mbrëmjes.

Edhe pse nuk dha një deklaratë të qartë ai u shpreh: “Vetëm nga këto pyetjet, të lutem është një super event dua ta shijoj si event”.

Më tej disa orë më parë Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit.

Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjëanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me për Beatrix në BBV.

ME TE LEXUARAT