Pas Einxhel Shkirës, këto janë dy banoret që thyejnë rekord botëror në "Big Brother VIP"

Showbiz

Pas Einxhel Shkirës, këto janë dy banoret që thyejnë

Vitin e kaluar në “Big Brother VIP”, dy banoret Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri thyen rekord historik si dy banoret e vetme të reality showt nëpër botë që nuk hapën “Kutinë e Pandorës”.

Mirëpo ashtu si vjet, edhe në këtë sezon “Big Brother VIP Albania” arriti të shënojë emrat e dy banoreve të tjera në librin e rekordeve.

Bëhet fjalë për Dea Mishel dhe Nita Latifi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas sfidës së rezistencës nga “Vëllai i madh” ku banorët duhet të qëndronin më shumë se 10 orë duke mbajtur shtypur butonin, në këmbim të 2500 eurove, si dy të fundit të ngelura, Dea dhe Nita e lanë me koncensus që asnjë prej tyre mos ti marrë lekët por të shkojnë për një fondacion bamirësie në Kosovë.

Mirëpo, përpos gjestit të tyre që u pëlqye mjaft nga publiku, Dea dhe Nita mundën të thyejnë dhe një rekord botëror në “Lojën e rezistencës”, që mbahej nga Jennifer Vasques, banore e Big Brother-it në SHBA. Asokohe ajo theu rekord duke qëndruar për 14 orë e 37 minuta.

Ndërsa sa i përket Deas dhe Nitës, ato mundën të qëndrojnë plot 14 orë e 52 minuta.

ME TE LEXUARAT