Pak ditë na ndajnë nga koncerti i Noizy-t, Capital T thumbon haptazi reperin

Showbiz

Pak ditë na ndajnë nga koncerti i Noizy-t, Capital T thumbon haptazi

Noizy është padiskutim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar. Ai tashmë po përgatitet për “Alpha Show”. Noizy ka thënë se koncerti i tij do të jetë super gjigant dhe madhështor.

“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, ka zbuluar Noizy.

E teksa reperi po përgatitet për ditën e koncertit, Capital T ka hedhur një thumb ndaj tij ose të paktën i tillë u duk.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Capital ka postuar në Instagram një video nga koncerti i tij i tre viteve më parë në Tiranë, ku u mblodhën mbi 10 mijë njerëz. Ai ka shtuar se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

”Pothuajse 3 vjet që nga TIME CAPSULE më shumë se 10 mijë njerëz një nga skenat mëtë mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Ballkan, rripat rgb që shihni grupin ColdPlay dhe disa emra të mdhenj botëror rreth 2 orë performancë plotësisht live me bend kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe një moment historik i madh në karrierën time gjithashtu një hap i madh për të gjithë industrinë muzikore të çdo zhanri”, shkruan Capital T.

ME TE LEXUARAT