Paditet Kanye West, ja pse akuzohet
Reperi i njohur, Kanye West është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e një mostre në një këngë nga albumi i tij “Donda 2”.
45-vjeçari u akuzua në një padi të ngritur të mërkurën në gjykatën federale të Neë Yorkut për përdorimin e një mostre nga kënga e vitit 1986 e Marshall Jefferson “House Move Your Body”, e njohur si “The House Music Anthem”, pa leje paraprake ose pa paguar kompensim në këngën e tij “Flowers”.
Mostra ‘përsëritet të paktën 22 herë gjatë gjithë këngës’, sipas një ankese të paraqitur nga botuesi i Jefferson’s Ultra International Music Publishing në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Neë York.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Jefferson, 62 vjeç, shkroi dhe performoi “Move Your Body” që arriti në pozitën e 34 në tabelën e shitjeve të këngëve në “Billboard” në gusht 1986.
“Move Your Body” u bë fillimisht i njohur në qytetin e lindjes së Jefferson, Çikago, përpara se të publikohej nga Trax Records në korrik 1986.