Pa dorashka! Bearti tregon cila prej vajzave të “Për’puthen” e acaron më shumë

Showbiz

Pa dorashka! Bearti tregon cila prej vajzave të

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, çifti ka vendosur të jetë pjesë e intervistave në emisione të ndryshme, duke zbuluar më shumë për marrëdhënien e tyre.

Ata do të jenë të pranishëm në “Ropes with Olsi”, teksa Tea ka rrëfyer se gjyshi i saj e ka pritur me kënaqësi të madhe njohjen me Beartin.

“Ooo të keqen gjyshi”-ka thënë ai, pasi Tea i ka treguar se do ta prezantonte me një shok.

Mirëpo, në intervistë është folur pa dorashka dhe Bearti është vënë përpara një pyetjeje të vështirë, përgjigjen e së cilës e dha Tea.

“Sindi” u përgjigj Tea teksa të dy nisën të qeshin

ME TE LEXUARAT